COVID-19/ Kosova regjistron 38 infektime dhe 2 viktima

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Janë publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në Kosovë përgjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftim zyrtar nxjerr nga Ministria e Shëndetësisë, bëhet me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 38 persona të infektuar me koronavirus.

Nga ana tjetër, nuk e kanë fituar betejën me virusin 2 qytetarë. Sa i përket të shëruarve ato janë 185, duke e rritur këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 155.379.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.388.583 doza të vaksinës./Opinion.al

The post COVID-19/ Kosova regjistron 38 infektime dhe 2 viktima appeared first on Opinion.al.

You may also like