Coutinho te Aston Villa, zbulohet kushtet e marrëveshjes me Barcelonën

by admin
Spread the love

Philippe Coutinho do të jetë pjesë e Aston Villa sezonin e ardhshëm. Braziliani është në huazim tek anglezët për momentin dhe në marrëveshje ka klauzolë për transferimin përfundimtar.

Gerard Romero shkruan se tashmë është gjetur gjuha e përbashkët që Coutinho të qëndrojë tek Aston Villa dhe katalanasit do të përfitojnë 20 milionë euro.

Barcelona do të mbajë sërish të drejtat për 50% të kartonit të Coutinho, me shpresën e një rishitjeje në të ardhmen.

29-vjeccari ka luajtur 15 ndeshje në Premier League nga janari, duke shënuar 4 gola e tre asiste. / oversport.tv

Foto: Aston Villa FC, Facebook

You may also like