Courtois mbyll sezonin, portieri mungon në ndeshjet e radhës së Belgjikës

by admin
Spread the love

Sezoni i Thibaut Courtois ka përfunduar para kohe. Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “AS”, portieri i Belgjikës nuk do të luajë në ndeshjet e qershorit që kombëtarja e tij do të zhvillojë në Nation League.

Courtois ka zhvilluar një sezon si protagonist me Realin e Madridit, me të cilin fitoi kampionatin spanjoll dhe Champions League, madje në finalen e Parisit, portieri u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.

Mbrojtësi ekstrem ishte grumbulluar me kombëtaren belge, por pas vizitave mjekësore u evidentua një dëmtim dhe stafi mjekësor ka vendosur që lojtari të mungojë në ndeshjet e radhës dhe të rikuperohet për sezonin e ri. / Oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like