Costa: Nga 1 marsi stadiumet do të jenë me kapacitet 75%, më pas 100%

by admin
Spread the love

Rihapja e stadiumeve me kapacitet maksimal gjatë marsit. Ky është objektivi që qeveria italiane i ka vënë vetes për sa i përket futbollit. Për të folur për këtë çështje ka qenë nënsekretari i Ministrisë së Shëndetësisë Andrea Costa.

Ai dha një intervistë për GR Parlament, ku ndër të tjera konfirmoi se që nga data 1 mars, stadiumet do të rinisin të luajnë me kapacitetin 75% dhe më pas do të shkojnë drejt 100%.

“E kuptoj kërkesën e Gravinës, futbolli ka vuajtur shumë vitet e fundit gjatë pandemisë. Të kesh stadiumet plot do të thotë të kesh besim dhe mbështetje financiare. Nga 1 marsi stadiumet do të kthehen në 75% kapacitet. Pastaj menjëherë pas kësaj do të bëjmë të mundur të arrijë në 100%”.

Ai nuk e përjashtoi as mundësinë se kombëtarja italiane të mund të luajë ndeshjet e saj për kualifikimin në Botërorin “Qatar 2022” me kapacitet të plotë: “Nuk do ta përjashtoj këtë mundësi. Më pëlqen që të kemi stadiumin plot për të mbështetur kombëtaren”. /oversport.tv

You may also like