COP28 – Hartohet deklarata e re pa një dalje të qartë nga karburantet fosile

by admin
Spread the love



DUBAI, 13 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një draft i ri për deklaratën përfundimtare të Konferencës së OKB-së për Ndryshimet Klimatike në Dubai nuk përfshin heqjen e qartë të qymyrit, naftës dhe gazit të kërkuar nga shumë vende.

Teksti i deklaratës së UNFCCC nën presidencën e konferencës së Emirateve të Bashkuara Arabe u publikua sot në mëngjes.

Dokumenti prej 21 faqesh u bën thirrje vendeve që të largohen nga lëndët djegëse fosile në sistemet e tyre energjetike.

Më shumë se 100 shtete kishin bërë thirrje më parë për një largim të plotë.

Ai përfshin gjithashtu objektivin për të trefishuar kapacitetin e energjive të rinovueshme deri në vitin 2030 dhe dyfishimin e ritmit të efiçencës së energjisë gjatë kësaj periudhe.

Vendet e G20 tashmë janë angazhuar për këtë.

Të hënën në mbrëmje, presidenca e konferencës për klimën publikoi një draft tekst që shkaktoi një stuhi protestash nga shumë shtete, të cilët e kritikuan atë si shumë të dobët për sa i përket mbrojtjes së klimës.

Gjermania dhe BE-ja e cilësuan atë të papranueshme.

Drafti i fundit tani shkon në njëfarë mënyre drejt takimit me këta kritikë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakBRUKSEL – Samit BE-BP për të ardhmen e rajonit në bllok


You may also like