Conte rikthehet me barazim, Arteta feston me fitore ndeshjen jubilare

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rikthimi i Antonio Contes në Premier League nuk rezultoi tërësisht pozitiv, pasi Tottenhami i tij nuk shkoi dot përtej një barazimi pa gola në transfertën ndaj Evertonit në “Goodison park”.

Në një nga ndeshjet më spektakolare të javës në Premier League, londinezët patën më shumë iniciativë dhe kontroll topi, megjithatë nuk u shfaqen rrezikshëm dhe kjo shpjegohet edhe me faktin që nuk bënë asnjë gjuajtje në portën e Pickford.

Në minutat e fundit Evertoni mbeti me 10 futbollistë, pasi arbitri i tregoi kartonin e kuq mbrojtësit Holgate, pas referimit të rastit nga VAR, megjithatë Tottenhami nuk përfitoi për të marrë fitoren.

Vijon të bëjë mirë Arsenali, që triumfoi me rezultatin minimal 1-0 ndaj Watfordit dhe blindoi pozitat në vendin e 5-të me 20 pikë të grumbulluara. Në ndeshjen e 100-ë të Mikel Artetës në krye të pankinës, Arsenali shpërdoroi një penallti me Aubameyang në pjesën e parë, por shënoi me Smith-Rowe në fillim të pjesës së dytë dhe mori tre pikët.


Top Channel

You may also like