Conte “plas bombën”: Le të përfundojë sezoni dhe më pas do të shohim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Antonio Conte mund të largohet në fundin e sezonit nga drejtimi i Tottenham Hotspur. Këtë gjë e ka konfirmuar vetë tekniku italian përgjatë një interviste duke thënë se në fund të vitit do të vendoset se çfarë do të ndodhë në të ardhmen.

Conte e nisi fjalën e tij duke komentuar kritikat që ekipi i tij ka marrë nga vetë tifozët: “Mendoj se duhet që gjithmonë të respektojmë tifozët sepse ata paguajnë biletën për të na parë. Por nëse më pyesni a jam i zhgënjyer, unë them po pasi duhet të jem i sinqertë. Pas një viti ne jemi përmirësuar shumë, por nëse dikush thotë se ne jemi gati për të fituar trofe, unë duhet të them se është diçka shumë e vështirë. Jami akoma shumë larg skuadrave më të forta në Angli.”

Ndërkohë që më pas Conte “plas bombën” duke vënë në dyshim qëndrimin e tij në krye të stolit të Tottenhamit. “Të gjithë duhet të kuptojnë që duhet kohë dhe durim. Ndryshe humbet pasioni dhe entuziazmi që janë benzina ime. Nëse ka entuziazëm është diçka e mirë, në të kundërt do të mbyllim këtë sezon dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.” /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Twitter

You may also like