Conte nxjerr në treg 7 lojtarë, Tottenham pritet të jetë mbreti i merkatos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Tottenham do të luajë në Champions League pas një mungese 2-vjeçare nën drejtimin e Antonio Contes. Londinezët pritet që të jenë një nga skuadrat protagoniste në këtë sesion të merkatos, sepse tekniku italian kërkon që të përforcojë skuadrën që të bëjë një paraqitje sa më të mirë si në Premier edhe në Europë.

“Spurs” kanë nisur vrullshëm merkaton, duke i sjellë Contes në skuadër dy lojtarë që i kishte kërkuar: portierin Fraser Forster dhe Ivan Perisic.

Por italiani nuk është i kënaqur me kaq. Sipas asaj që shkruan “The Mirror”, pas një takimi me drejtuesit e klubit, Conte ka nxjerrë në shitje 7 lojtarë të skuadrës aktuale. Davinson Sanchez, Sergio Reguilon, Joe Rodon, Ndombele, Harry Winks, Steven Bergwijn dhe Giovani Lo Celso janë në listën e të padëshiruarve.

Alessandro Bastoni i Interit është objektivi kryesor i Tottenham për mbrojtjen, por ndiqen me vëmendje edhe Josko Gvardiol i Leipzig dhe Djed Spence i Middlesbrough. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like