Conte motivon Italinë: Jemi kampionët e Europës, mund ta fitojmë Botërorin

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas Sacchi, Trapattoni, Lippi dhe Mancini, Antonio Conte është ish-lojtari i pestë i kombëtares italiane që hyn në kategorinë e trajnerëve në Hall of Fame të futbollit italian. Pas fjalës së tij falenderuese, ku shprehu edhe krenarinë për këtë çmim të dhënë nga federata italiane, ai u ndal më pas edhe te kombëtarja e Italisë.

Ai i dërgoi një mesazh ekipit të Mancinit duke i treguar atyre se nuk duhet ta harrojnë që janë kampionët e Europës. Për Conten, Italia ka gjithçka duhet jo thjesht për të shkuar në Kupën e Botës, por edhe për ta fituar atë.

“Sigurisht që nuk ishim me fat, si në grup ashtu edhe në short. Por ne jemi Italia dhe dimë shumë mirë se çfarë të bëjmë, ne jemi kampionët e Europës, të mos e harrojmë këtë.

Sigurisht, nuk do të jetë e lehtë, sepse dy skuadrat më të forta mes atyre që përfunduan në play-off janë Italia dhe Portugalia, por mendoj se ne kemi atë që duhet për të fituar Kupën e Botës. Duhet të shkojmë atje”, tha në fjalën e tij Antonio Conte. /oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like