Conte kërkon transferimin e Bale para Hazardit te Tottenham

by admin
Spread the love

Të dy lojtarët kanë dështuar te Real Madrid këtë sezon, me trajnerin Carlo Ancelotti që preferon dy brazilianët, Rodrygo dhe Vinicius Junior para tyre.

Tottenham shkarkoi Nuno Espirito Santos dhe pastaj punësuan Conten dhe me ardhjen e teknikut italian, priten disa transferime të reja.

Sipas OkDiario, Conte ka hedhur poshtë mundësinë për të pasur në skuadër Hazardin, kjo pavarësisht që Levy dëshiron ta rikthejë belgun në Londër.

Thuhet se Conte dëshiron ta transferojë Bale në verë si agjent i lirë, meqenëse ky i fundit edhe ka qenë vitin e fundit te Spurs.

Në rast që Tottenham dëshiron blerjen e uellsianit në këtë afat kalimtar të janarit, atëherë gjiganti anglez do duhet të paguajë një vlerë që e përcakton klubi madrilen.

You may also like