Conte fton Eriksen të stërvitet me Tottenhamin: “Dera është gjithmonë e hapur”

by admin
Spread the love

Cristian Eriksen së fundmi zbuloi ambicien e tij për të luajtur sërish, pasi iu pajis me një ICD pas arrestit kardiak teksa luante për Danimarkën në Euro 2020.

29-vjeçari ‘nuk ka frikë’ të shembet përsëri, pavarësisht se kishte ‘vdiq për pesë minuta’ verën e kaluar. Dhe ai është i vendosur të kthehet në detyrë në Danimarkë në kohë për Kupën e Botës të këtij dimri në Katar.

Sakaq, trajneri italian, 52-vjeçari Antonio Conte i Tottenham, thotë: “Ishte fantastike ta shihje atë në fushë, të shihje se ai po gjuan një top. Ajo që ndodhi këtë verë nuk ishte e mirë për njerëzit që punuan me të dhe njerëzit që e njohin. Isha i frikësuar në atë moment. Dhe tani, ta shohësh sërish gati për të luajtur futboll është një lajm i madh. Unë mendoj se për Christianin, dera është gjithmonë e hapur.”

Eriksen iu bashkua Spurs nga Ajax në 2013, duke bërë 305 ndeshje përpara se të nënshkrunte për Interin e Contes në janar 2020. Ai i ndihmoi zikaltrit të fitonin titullin e Serie A sezonin e kaluar, por kontrata e tij u ndërpre për shkak të rregullave të ligës në Itali që i ndalon lojtarët me një ICD në trup të luajnë futboll.

Duke folur për TV danez në fillim të këtij muaji, futbollisti danez Cristian Eriksen tha: “Qëllimi im është të luaj në Kupën e Botës në Katar. Unë dua të luaj. Kjo ka qenë mendësia ime gjatë gjithë kohës. Është një ëndërr. Nëse do të zgjidhem është tjetër gjë. Por është ëndrra ime të kthehem. Jam i sigurt se mund të kthehem, sepse nuk ndihem ndryshe. Fizikisht, jam kthyer në top formë. Ky është qëllimi im dhe ka ende pak kohë. Pra, deri atëherë, unë thjesht do të luaj futboll dhe do të dëshmoj se jam kthyer në të njëjtin nivel”.

You may also like