Conte: Ata shpenzojnë 100 milionë për 1 lojtar, ne blejmë 6 me aq para

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Në konferencën e parë sezonale në prag të ndeshjes kundër Southampton, tekniku i Tottenham, Antonio Conte ka folur për merkaton, duke bërë një krahasim me skuadrat e mëdha të Premier League.

“Nëse më pyesni për City apo Liverpool, përgjigjja ime është që po flasim për dy klubet më të mira në botë që punojnë me të njëjtët trajnerë prej shtatë vitesh. Jam në një pozicion ku është e vështirë që zvogëlosh diferencat, por duhet ta bëjmë. Ne kemi 100 milionë stërlina për të shpenzuar për 6 lojtarë, ndërsa ata shpenzojnë 100 milionë për 1 ose 2 lojtarë.

Ky është ndryshimi. Meritojnë të qëndrojnë aty sepse punojnë mirë dhe mbështesin trajnerin. Për tu bërë një skuadër e fortë duhet stabilitet, një vizion dhe më pas hap pas hapi zvogëlohen diferencat”, ka thënë Conte. / Oversport.tv

Foto: Tottenham Hotspur, Facebook

You may also like