Conference League/ Roma shkon direkt në 1/8, kualifikohen edhe Partizani i Beogradit e Randers

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Roma e mbylli grupin C të Conference League si kokë grupi duke avancuar në raundin e 1/8-ave të këtij kompeticioni.

Verdhekuqtë e Jose Mourinhos triumfuan 2-3 në transfertën bullgare ndaj CSKA së Sofies falë dy golave të Abraham dhe finalizimit të Borja Mayoral dhe përfituan nga ndalesa e Bodo Glimt që barazoi 1-1 në Ukrainë ndaj Zorya Luhansk duke e mbyllur grupin në vendin e dytë dhe tashmë do të masin forcat me një nga skuadrat të renditura të 3-at në grupet e Europa League në raundin e 1/16-ave.

Në grupin D Az Alkmaar bëri detyrën edhe në sfidën e fundit ndaj Randers duke fituar 2-0 por danezët dolën të dytët në grup pasi përfituan nga humbja që çekët e Jablonec pësuan me shifrat 2-0 në transfertën ndaj rumunëve të Cluj. Në grupin B Partizani i Beogradit avancoi në 1/16 pasi ruajti vendin e dytë teksa barazoi 1-1 në shtëpi ndaj qipriotëve të Anorthosis, ndërkohë që bëri detyrën Gent duke fituar 1-0 me Flora Tallin.

Në grupin A Lask fitoi edhe ndeshjen e fundit ndaj HJK Helsinkit me shifrat 3-0 duke e mbyllur në krye me 16 pikë, ndërkohë që Maccabi Tel Aviv që e kishte siguruar që më herët kualifikimin si e dytë barazoi 1-1 në transfertën ndaj Maccabi Tel Aviv.


Top Channel

You may also like