Conference League pa surpriza, Leicester e Marseille nuk falin as në kthim

by admin
Spread the love

Asnjë surprizë në Conference League. Leicester dhe Marseille nuk kanë falur, duke fituar edhe ndeshjet e dyta dhe kalojnë në 1/8-at e këtij kompeticioni, sikurse bënë edhe Bodo/Glimt, PSF dhe Partizan Beograb.

“Dhelprat” e nisën me vrull në Danimarkë, duke e ndëshkuar Randers që në minutën e dytë me anë të Barnes. Maddison në pjesën e dytë realizoi edhe dy herë të tjera, para se të shënonte edhe Odey për skuadrën vendase.

Marseille ndaj Qarabag fitoi sërish me tre gola, por këtë herë 3-0. Gueye, Guendouzi dhe de la Fuente ishin autorët e golave për skuadrën franceze. Norvegjezët e Bodo/Glimt nuk e falën as në kthim Celtic, që e mposhtën pastër 2-0.

PSV, ndryshe nga takimi i parë, barazoi 1-1 ndaj Maccabi Tel Aviv në transfertë. Në turin tjetër kaloi edhe Partizan Beograd, që me Gomes shënoi dy gola në portën e Sparta Prague dhe fitoi 2-1. Hlozek realizoi për çekët.

CONFERENCE LEAGUE – 1/16 e finaleve
E enjte, më 24 shkurt, ora 18:45

Bodo/Glimt-Celtic 2-0 (3-1)
Shënues:
Solbakken 9’, Vetlesen 69’

Maccabi Tel Aviv-PSV 1-1 (0-1)
Shënues:
Saborit 90+1’ / Vertessen 84’

Partizan-Sparta Prague 2-1 (1-0)
Shënues:
Gomes 7’, 24’ / Hlozek 85’

Qarabag-Marseille 0-3 (1-3)
Shënues:
Gueye 12’, Guendouzi 77’, de la Fuente 90+2’

Randers FC-Leicester 1-3 (1-4)
Shënues:
Odey 84’ / Barnes 2’, Maddison 70’, 74’

Foto: UEFA Conference League, Twitter

You may also like