Como si “Monza” e Serisë B, pas Fabregas kërkon edhe lojtarin e rritur në akademinë e Barcelonës

by admin
Spread the love

Klubi i Como në Serie B, sezonin e ardhshëm do të pretendojë të shndërrohet në një pritagoniste absolute të kampionatit me objektivin e vetëm për të prekur elitën e futbollit italian, Serie A.

Drejtuesit kanë nisur punën intensivisht në merkato dhe po ndërhyjnë për të përmirësuar cilësinë në skuadër teksa janë shumë pranë zyrtarizimit të një emri të madh si Cesk Fabregas. Mirëpo, mesfushori duket se nuk do të jetë goditja e vetme pasi Como tashmë synon edhe lojtarin e Lazios, Raul Moro.

19-vjeçari ka grumbulluar 13 prezenca në Serie A me bardhekaltërit teksa ka regjistruar edhe një asist. Në të kaluarën, Moro është stërvitur për një vit edhe në akademinë e Barcelonës. Për Moro, që mbulon rolin e sulmuesit, Como paraqet mundësinë për të pasur sa më shumë minuta teksa pritshmëritë për spanjollin janë të mëdha.

Duke u treguar kaq aktivë në merkato, Como po ngjason me “fenomenin” Monza, klub i cili po bën maksimimumin për të afruar lojtarë me emër dhe për të konkurruar denjësisht në elitë.


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like