“Columbiana” pjesë e një filmi të Netflix (VIDEO)

by admin
Spread the love

Artistja shqiptare Tayna përmes një storie në Instagram ka bërë të ditur se hiti i saj “Columbiana”, është shfaqur në një sekuencë të një seriali që është publikuar në platformën “Netflix”.

Bëhet fjalë për serialin “Suburra: Blood on Rome”,  i cili është një serial televiziv dramë kriminalistik që është xhiruar në Romë.

Seriali frymëzohet nga romani, i cili e mban po të njëjtin emër dhe është i shkruar nga Giancarlo De Cataldo dhe Carlo Bonini.

“Columbiana” mbetet ndër këngët më të suksesshme të prodhuara nga dy artistët shqiptarë, Tayna dhe Don Phenom.

Është publikuar në qershor të vitit 2018 dhe është ndër këngët e para me të cilën artistja është paraqitur para publikut./21Media

You may also like