Colella: U treguam mendjemëdhenj, duhej të mbyllnim ndeshjen! Ndryshova 4 herë skemën

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas barazimit 3-3 përballë Erzenit.

“Çfarë ndodhi në fund të ndeshjes? Kundërshtari na shënoi dy gola, është e thjeshtë. U treguam mendjemëdhenj dhe ata na ndëshkuan. Mbani përgjegjësi për humbjen e dy pikëve? Sigurisht, gjithmonë përgjegjësia është e trajnerit, e imja. Por kur ndodhin ndërprerje të tilla si kjo e sotmja ndodhin edhe gjëra të tilla. U treguam mendjemëdhenj, menduam që fituam ndeshjen dhe Erzeni barazoi me meritë.

Zëvendësimet ishin të sakta? Isha i detyruar ti bëja, nuk ishin për çështje taktike. Ka pak për të thënë për këtë temë, sepse isha i detyruar. Kishim rastet tona për të shënuar edhe gola të tjerë, por nuk arritëm që të finalizonim. Ishim mendjemëdhenj, unë i pari, sepse nuk e mbyllëm ndeshjen.

Mosmarrëveshjet për skemën, kur hyri Menish? Në fillim duhet të luante Hoti pas dy sulmuesve. Më pas Masanga kishte probleme dhe u detyruam që të luanim me 3 mbrojtës mbrapa. Më pas zëvendësova Rrapajn, që të mos ndëshkohej me të kuq dhe në atë moment kaluam me 2 lojtarë në mesfushë, pastaj ndryshuam sërish skemë 3-4-3. Me 4 zëvendësime bëmë 4 skema të ndryshme. Të gjithë zëvendësimet ishin të detyruara, përveç Buxhelaj. Da Silva? E ruajtëm dhe po mundohemi që të gjejë formën optimale”, ka thënë Colella. / Oversport.tv

You may also like