Colella: Nuk finalizuam rastet e krijuara, nuk më shqetëson ky barazim

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për emisionin “Ti Bo Gol” në Oversport pas barazimit pa gola përballë Kastriotit.

“Bëmë një ndeshje të mirë. Goditëm portën në disa raste, por i tillë është futbolli. Mund të krijosh shumë dhe të mos fitosh dhe me një rast të fitosh. Të pëlqeu skuadra? Nuk bëmë një ndeshje të keqe, por as shumë të mirë. Nuk arritëm që të mbanin ritmin gjatë gjithë ndeshjes, siç kemi bërë herët e tjera. Por kjo edhe për meritë të kundërshtarit.

Partizani i varur nga Skuka? Është një statistikë? Edhe mund të jetë, nuk ka asgjë të keqe. Sot goditëm portën në disa raste, por nuk arritëm të shënonim. Kur je i pari në renditje, kundërshtarët luajnë në mbrojtje, prandaj duhet të përgatitemi edhe për këto situata.

Pse u ndërrua Hoti? E njëjta lëvizje që bëra me Vllazninë, por atëherë nuk më pyeti njeri. Doja më shumë hapësira nga krahët, për të krijuar më shumë rrezik në sulm.

Cara, Hoti, Skuka dhe Da Silva mund të luajnë bashkë? Skuadrat luajnë çdo tre ditë. Në këto momente duhet të menaxhojmë lojtarët dhe nuk ka shumë hapësira për të bërë zgjedhje tekniko-taktike”, ka thënë Colella. / Oversport.tv

You may also like