Colella: Në derbi nuk vlen renditja, uroj që dy skuadrat të nderojnë këtë sfidë në fushë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur në një konferencë për shtyp në prag të derbit të nesërm kundër Tiranës, sfidë që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

“Nuk është derbi i parë që luaj në karrierë , kam luajtur disa dhjetra të tillë, por sigurisht emocionet e derbit të parë të Tiranës janë prezente. Jam i kënaqur me formën fizike të skuadrës. Nuk jemi në 100% sepse kemi pasur disa probleme, por gjithsesi skuadra është mirë. Mendoj se në një ndeshje të tillë e rëndësishme është  të jemi lartë psikologjikisht. Nëse nuk do të kisha prej ditësh idenë se kë lojtar do të hedh në fushë ditën e diel nuk do të bëja këtë profesion do të bëja tjetër punë.

Formacioni? Nuk do ta tregoj asnjëherë formacionin. Edhe lojtarët vetë nuk e dinë formacionin . Jam unë i pari që flas dhe ia komunikoj formacionin lojtarëve është normale. Partizani tashmë ka një mënyrë loje dhe nuk mendoj se do të ndryshojmë.

Shprehja “Derbi nuk luhet, por fitohet” – E njëjta gjë është edhe në Itali për ndeshjet derbi.  Në një ndeshje derbi nuk ka të bëj aspak pozicioni i skuadrave në klasifikim në lojë janë të tre rezultatet.

E keni studiuar Tiranën – Jo vetëm me Tiranën por të gjithë kundërshtarët që kemi përballë javë pas jave ne i analizojmë. Nuk dua ti krijoj idenë lojtarëve që përballja me Tiranën do të ketë analizë specifike dhe me ekipet e tjera jo, ndaj i përgatisim ndeshjet gjithmonë njësoj. Mendoj që Tirana është një skuadër mjaft e mirë, gjë të cilën e ka demostruar me rezultatet e fundit dhe mendoj që do të jetë një ndeshje e bukur.

Stadiumi dhe atmosfera e derbit në “Air Albania” – Kur e kam  parë për herë të parë stadiumin “Air Albania” jam surprizuar. Për mua ai është stadiumi më i bukur që mund të kem parë përgjatë 20 viteve të fundit. Në fillim uroj të jenë dy skuadrat në fushë të nderojnë këtë eveniment sportiv, këtë stadium dhe sigurisht edhe tifozët që do të jenë prezent në këtë ndeshje.

Rezultati – Nuk kam asnjë ndrojtje, apo frikë për rezultatin që do të prodhoj derbi. Kam gjithmonë shumë respekt për kundërshtarët por aspak frikë. Nuk mund ta mohoj që i ndjej emocionet e një ndeshje të tillë kaq të rëndësishme, është kënaqësi të luash një derbi të tillë. Unë ushtroj këtë profesion për të luajtur pikërisht ndeshje të tilla, puna ime mbi të gjitha është pasion.

I keni ndjekur ndeshjet derbi Partizani-Tirana? – Jo nuk i kam ndjekur. Kam parë vetëm ndeshjet e fundit të Tiranës. Kam parë disa fragmente të takimeve derbi , më shumë për të kuptuar atmosferën që prodhon derbi . Për mendimin tim Shehi është një trajner shumë inteligjent, sepse vitin e kaluar ai shfrytëzoj në maksimum karakteristikat e lojtarëve që kishte në dispozicion. Mendoj se kjo është një aftësi shumë e madhe për një trajner . Nuk mendoj se një trajner duhet të improvizoj, mendoj që një trajner i zoti duhet ti marr maksimumin grupit dhe trajneri Shehi është mjaft i zoti”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Partizanit. / Oversport.tv

You may also like