Colella: Më pëlqeu sjellja e skuadrës, avash-avash të mendojmë për Tiranën

by admin
Spread the love

Trajneri i Partizanit, Giovanni Colella ka folur për Oversport pas fitores përballë Kukësit, që ka ngjitur kryeqytetasit në krye të renditjes së Superiores.

“Episodin e Carës nuk di si ta përkufizoj, sepse janë gjëra që nuk duhen të shihen në një ndeshje futbolli. Ndeshja ishte shumë e vështirë, e dinim që Kukësi do të luante fort dhe u treguam të zotë që luajtëm edhe ne fort. Nuk ishte një ndeshje që luhej me thikë të vogël, por me shpatë të madhe. Më pëlqeu qasja e skuadrës, tregon se edhe të rinjtë janë rritur dhe skuadra ka rritur nivelin e saj.

Gjykimi? Nuk i vë nota gjyqtarëve, por gjatë ndeshjes ka ndonjë moment nervozizmi që përfundon aty. Roli i Masangas? Kam shumë lojtarë të mirë, edhe para hyrjes së tij skuadra po luante mirë, i aktivizoj lojtarët që kam në dispozicion bazuar në formën dhe kundërshtarin.

Derbi pas 2 javësh? Çdo fitore dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. U përqendruam te Kukësi, tani avash-avash do të mendojmë për Tiranën. Është nder të jem trajner i një klubi kaq të madh dhe jam i kënaqur me punën që po bëjnë djemtë”, ka thënë Colella. / Oversport.tv

You may also like