Ç’nuk thanë për njëri-tjetrit, por shihni ç’bën Johnny Depp për Amber tani që fitoi gjyqin – Shqip

by admin
Spread the love

Johnny Depp nuk i dëshiron të keqen Amber Heard, edhe pas akuzave që bëri ndaj saj në sallën e gjyqit. Aktori ka kërkuar t’i jepet fund urrejtjes ndaj saj në rrjete sociale dhe ka thënë se nuk do t’i bashkohet atyre.

Sipas raportimeve të fundit, Johnny është i lumtur tani, disa javë pasi fitoi gjyqin për shpifje kundër Amber. Tanimë aktori dëshiron të ecë përpara në jetën e tij.

Sipas burimeve të ‘Hollywood Life’: “Pasi gjithçka është thënë dhe bërë, Johnny nuk i dëshiron të keqen Amber. Ai nuk do të hidhet në ‘karrocën’ e urrejtjes së rrjeteve sociale dhe ai thjesht dëshiron të ecë përpara me jetën e tij. Johnny mezi pret të shkojë në turne vitin e ardhshëm dhe megjithëse është shumë larg, ai ka një sërë projektesh të rreshtuara për ta mbajtur atë shumë të zënë ndërkohë. Johnny është më i lumtur se sa ka qenë për një kohë të gjatë dhe ndihet sikur ky është një kapitull krejtësisht i ri për të. Muzika ka qenë gjithmonë e rëndësishme për Johnny-n dhe kjo është me të vërtetë ajo që ai ka nevojë tani pas gjithë stresit dhe dramës me të cilën është përballur gjatë disa viteve të fundit.”

You may also like