“Çne ky kaq i zgjuar”, Ermal Mamaqi iu përgjigjet komenteve negative

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

I ftuar te “Explus” i RTV Ora artisti dhe biznesmeni Ermal Mamaqi tregoi sesi i sheh ai komentet negative për veten dhe për faktin se si shumë persona nuk e marrin seriozisht kur ai do të motivojë biznesmenët e rinj.

“Nuk më mërzisin fare. Jam i qetë. Kur e ke ndërgjegjen të pastër, je në rregull, je rehat dhe ato sulmet, gjërat, ngjarjet negative vijnë dhe nuk hyjnë brenda teje, por të kalojnë siç është ajo anija që lundron oqeanin e madh dhe nuk i futet ansjë pikë ujë, kështu janë dhe këto mendimet negative. Ajo që unë besoj është se nuk po përmirësohesh, po përkeqësohesh. “,- tha ai.

Ai gjithashtu tha se kurset e tij nuk janë 24 mijë euro, si është përfolur lartë e poshtë, por se as të lira nuk janë dhe se nuk janë për të gjithë.

Rikujtojmë se Ermali përveç bizneseve merret dhe me kinematografinë dhe aktori ka shprehur se Elvana është shumë ‘e shtrenjtë’.

“Padyshim që Elvana është një nga artistet më të shtrenjta në historinë e muzikës dhe filmave shqiptar. Kështu që të marrësh Elvana Gjatën në një prodhim të çfarëdo lloji duhet të jesh shumë i përgatitur financiarisht.”,- tregoi ai.


You may also like