ç’ndodh me cisternën e mbytur me 750 ton karburant – Shqip

by admin
Spread the love

Zhytësit në Tunizi filluan inspektimin e trupit të një cisterne që transportonte 750 tonë karburant, e cila mbyt dje në brigjet juglindore të këtij, ku sipas autoriteteve nuk është identifikuar asnjë ndotje deri më tani.

Megjithatë, paralajmërohet për rrezikun e “një fatkeqësie të re mjedisore në zonën” e Gabes, një zonë e madhe peshkimi për rreth 400,000 njerëz që tashmë ka pësuar ndotje.

Imazhet e publikuara nga Ministria e Mjedisit dhe Mbrojtjes tregojnë zhytësit e Marinës që përgatiten të largohen dhe më pas zhyten në ujë në vendin e mbytjes. “Falë përmirësimit të kushteve meteorologjike, një grup zhytësish të shoqëruar nga kapiteni dhe inxhinieri i anijes, të cilët e dinë konfigurimin e saj, po bëjnë ekzaminime,” i tha AFP-së një zyrtar vendas.

Sipas gjetjeve të para zyrtare, “nuk ka pasur rrjedhje për momentin” të ngarkesës së transportuar nga anija. Cisterna Xelo, e cila ishte nisur nga porti Damietta në Egjipt dhe po shkonte për në Maltë, u mbyt dje, të shtunën, në ujërat e Tunizisë ku kishte gjetur strehë mbrëmjen e së premtes për shkak të kushteve të këqija atmosferike.

Për një arsye të panjohur, cisterna, 58 metra e gjatë dhe 9 metra e gjerë, e ngarkuar me 750 tonë benzinë, filloi të fundosej. Autoritetet më pas larguan shtatë anëtarët e ekuipazhit përpara se anija të mbytej në det në agim. Një video e Ministrisë së Mjedisit nuk tregon më asgjë veç majës së një direku që del nga dallgët. Zona është vënë nën kontrollin ushtarak dhe nuk është e aksesueshme për shtypin. Duke siguruar se mund të parandalonin ndotjen e madhe, autoritetet njoftuan instalimin e digave lundruese, si dhe pompimin e ngarkesave ose tërheqjen e anijes.

Ata thonë se kanë marrë propozime për ndihmë nga vendet e huaja, pa thënë se cilat. Sipas mediave lokale, Italia ka propozuar dërgimin e një anijeje speciale për të menaxhuar fatkeqësitë detare. “Ne besojmë se mjetet që kemi zhvilluar do të ndihmojnë në elimimin e pasojave” tha dje ministrja e Mjedisit, Leila Sikawi, e cila shkoi në agim në vendin e mbytjes.

Ministria e Transporteve, nga ana e saj, deklaroi se kërkon “të verifikojë karakterin e saktë tregtar të anijes dhe itinerarit të saj në javët e fundit”.

Sipas Ministrisë së Transportit, anija ishte ndalur nga 4 deri më 8 prill në portin tunizian të Sfax, një qytet i madh industrial në veri të Gabes, “për të ndërruar ekuipazhin, për të furnizuar me karburant dhe për të bërë riparime të vogla pa ngarkim ose shkarkim”.

Emri i pronarit të anijes (numri i regjistrimit OMI 7618272), i ndërtuar në 1977 dhe që mban flamurin e Guinesë Ekuatoriale, nuk shfaqet në faqet e gjurmimit të anijeve tregtare. Sipas një zëdhënësi të gjykatës së Gabes, ajo është në pronësi të dy personave, një libian dhe një turk.

Kujtohet se vendi i mbytjes ishte “një zonë peshkimi për 600 peshkatarë” dhe se Gjiri i Gabes “strehon rreth 34,000 peshkatarë që kanë vuajtur nga ndotja kimike për dekada”. Zona është goditur nga ndotja për shkak të industrive të konvertimit të fosfatit dhe një tubacioni nafte nga Tunizia jugore. /tesheshi.com/

You may also like