Çmimi stratosferik i orës “Hublot” të Agim Ademit – kushton sa një banesë

by admin
Spread the love

Kryetari i Federatës së Futbolit të Kosovës, Agim Ademi ka befasuar me fotografinë e fundit, ku vëmendje të madhe po merr ora në dorën e tij, e cila kushton me çmim ‘stratosferik’, shkruan Insporti.

Ora të cilën e mbanë në dorë Ademi është e markës zvicerane “Hublot”, e cila kushton hiç më pak se 51 mijë euro.

Më të njëjtin çmim në Prishtinë mund të blehet banesë deri në 65 metra katrorë.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, është babi i reperit të njohur Capital T, dhe nuk janë të pakta rastet kur edhe ai ka ka shpenzuar për ora të dores të markës “Rolex”.

Ndryshe, Ademi përveç shpenzimit për dukjen po përkujdeset edhe për fizikun. Së fundi ai është sulmuar fizikisht në parkun e Gërmisë, aty ku çdo ditë e praktikon ecjen dhe vrapimin në natyrë.

Kujojmë se, Ademi e mori postin e presidentit të FFK-së në vitin 2018, duke u votuar unanimisht nga 58 delegatët e Kuvendit të FFK-së në mbledhjen e jashtëzakonshme zgjedhore, pasi pozita e presidentit kishte mbetur vakante pas vdekjes së papritur të legjendës së futbollit tonë, Fadil Vokrri.

/Insporti.com

You may also like