Çmimi i rrymës do të shtrenjtohet për 3.5 deri 4%, rritja e TVSH-së do të ndikojë me shtrenjtim plus prej 4.72%

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kërkesë për ndryshim të çmimeve nga 1 janari në Komisionin Rregullativ për Energjetikë, deri më tani kanë Shoqëria Aksionare “MEPSO”, “Elektrodistribuimi” dhe EVN Home. Nëse KRRE pranon të gjitha kërkesat, çmimi i energjisë elektrike për amvisëritë dhe konsumatorët e vegjël do të rritet për 4% apo për 4,72 % nëse merret parasysh edhe kthimi i TVSH-së nga 5 në 10%, njoftoi kryetari i KRRE-së Marko Bislimoski. Ai tha se KRRE në ditët në vijim do të shqyrtojë të gjitha kërkesat e kompanive dhe do të vendos nëse do të rrisë çmimin me këtë përqindje apo do të ketë një korrigjim më të vogël të çmimit krahasuar me periudhën korrik-dhjetor 2022.

 “Deri më tani janë paraqitur kërkesa nga SHA “MEPSO”, Elektrodistribuimi dhe EVN Home. MEPSO, duke pasur parasysh se tenderi për energji elektrike do të mbahet sot, po shkon me çmim për blerje me humbje deri në 220 euro për megavat orë dhe në llogaritjet e saj ka kërkuar rritje të çmimit për bartje të energjisë elektrike prej 29.75 %”, ka deklaruar Bislimovski.


You may also like