Çmimi i misrit në SHBA pranë rekordit dhjetëvjeçar

by admin
Spread the love

Çmimi i misrit në tregun e kontratave në Çikago për 25.4 kg të martën tejkaloi 8 dollarë për herë të parë në pothuajse 10 vjet, duke iu afruar një niveli rekord për shkak të frikës nga ndërprerja e furnizimit global.

Kontratat për shpërndarjen e misrit në periudhën e ardhshme janë lidhur me një çmim 8.04 dollarë për 25.4 kg ose 2.6 për qind më lartë, për shkak të luftës në Ukrainë, e cila është një nga prodhuesit kryesorë në botë të misrit, raporton Bloomberg.

Çmimet e misrit në SHBA nuk kanë qenë në 8 dollarë që nga shtatori 2012, pas një thatësire që shkatërroi rendimentet, kur çmimi arriti një rekord prej 8.49 dollarë.

Perspektivat për furnizimin global të misrit u kërcënuan nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, i cili ndërpreu bujqësinë dhe flukset tregtare në rajon, që përbën rreth një të pestën e totalit të eksporteve botërore.

Përveç kësaj, prodhimi i ardhshëm i misrit në Ukrainë mund të zvogëlohet me pothuajse 40 për qind në krahasim me vitin e kaluar, sipas vlerësimeve të Shoqatës së Grurit të Ukrainës.

Fermerët amerikanë synojnë të mbjellin më shumë sojë se misër këtë vit, që është vetëm rasti i tretë i tillë në historinë e SHBA-së, pasi çmimet rekord të plehrave i detyrojnë ata të heqin dorë nga kultivimi i drithërave, të cilat janë të shtrenjta. 

Rruga Press

You may also like