Çmimi “Honoris Causa”, De Biazi do të nderohet në Kosovë

by admin
Spread the love

Xhani De Biazi do të nderohet me çmimin “Doctor Honoris Causa” nga “Universum International College”, për suksesin e konfirmuar botërisht nëpërmjet trajnimit shkencor të Kombëtares së Shqipërisë, në të cilën kontribuan edhe shumë lojtarë nga Kosova.

Universiteti në Kosovë ka lajmëruar se ky çmim do t’i dorëzohet trajnerit italian më datën 19 dhjetor, ora 11:00. Ceremonia do të zhvillohet në Prishtinë.

De Biazi konsiderohet si themelues i shkollës së futbollit modern shqiptar që e vijojnë mjeshtrit e tjerë të këtij sporti. Ai ka bërë tërheqjen e të rinjve në botën e sportit, duke i afruar me modelin e suksesit dhe duke rritur ndjenjën e krenarisë.

PANORAMASPORT.AL

You may also like