Çmimet e bukës në Maqedoni vazhdojnë të rriten, prodhuesit arsyetohen me krizën energjetike

by admin
Spread the love

Çmimet e reja të bukës në Maqedoni, vazhdojnë të jenë edhe më të larta. Të njejtat lëvizin pothuajse çdo ditë, ndaj ndryshime janë vërejtur edhe sot në krahasim me çmimet e djeshme që kanë qënë të vendosura nëpër shitore.

Një bukë e vogël prej 250 gramësh, çmimi i së cilës ishte 25 denarë, tani është 28 denarë.

Bukën e madhe prej 450 gramësh deri vonë marketet dhe furrat e bukës e shisnin me këtë çmim, pra 28 denarë.

Buka e thekrit tashmë shitet për 99 denar.

Prodhuesit e bukës dhe produkteve të furrës thonë se kostot e tyre, veçanërisht për energjinë elektrike apo gazin, janë të mëdha.

Duke marrë parasysh çmimet e larta të energjisë të paralajmëruara për këtë dimër, thonë se buka mund të jetë edhe më e shtrenjtë.

Në anën tjetër, ende ka pasiguri për çmimet e ardhshme të aksioneve të grurit nga korrja e re.

Në shitoret e Shkupit dhe jo vetëm, nuk ka më madhësi “normale” 450-500 gr të bukës së grurit nën 50 denarë.

You may also like