Çmenduri se çfarë ka ndodhur me biletat për derbin Inter – Juventus

by admin
Spread the love

Shiten të gjitha biletat për ndeshjen Inter – Juventus, pritet spektakël.

Të dielën zhvillohet derbi i madh i Italisë. Interi do të jetë nikoqirë i Juventusit të dielën e javës së ardhshme nga ora 20:45.

Siç dihet në Itali lejohen maksimumi 75% e kapacitetit të stadiumeve, andaj për këtë ndeshje tashmë janë shitur të gjitha biletat.

Rreth 57 mijë tifozë pritet të jenë të pranishëm në dielën mbrëma, ndërsa janë arkëtuar rreth pesë milionë euro nga shitja e biletave.

Shkaku i rregullave të pandemisë COVID-19, tifozët duhet të kenë me vete dëshminë e vaksinimit, apo testin negativ jo të më të vjetër se 48 orë për të hyrë në stadim.

Në fushën e gjelbërt pritet spektakël që dhurojnë këto dy skuadra sa herë që përballen mes vete.

Pas tetë ndeshjeve të para Interi zë vendin e tretë me 17 pikë, ndërsa Juventusi është e shtata me 14 pikë.

You may also like