Çmenduri në sfidën Empoli-Milan, supergoli i Bajramit nuk i ndal kuqezinjtë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Milani ka arritur të fitojë përballë Empolit në transfertë me rezultatin 3-1, në një sfidë të çmendur.  Të besuarit e Piolit dalin me pikë të plota nga një transfertë delikate ku golit të Rebic, iu përgjigj Bajrami me një supergol në minutën e 92. Megjithatë në fund Milani realioi sërish, fillimisht me Ballo-Toure e më pas me Leao për të vulour triumfin.

Ndeshja nis mirë për Milanin që rrezikon menjëherë portën e Empolit. Shansin e parë të artë e ka Rafael Leao që nga shumë pranë portës nuk realizon dot pas një pritjeje fantastike të Vicarios. Është sërish Leao që inicion një tjetër rast të rrezikshëm për Milanin, por këtë herë shpërdoron Saelemaekers që sërish nuk e mposht dot portierin e Empolit.

Këta të fundit provojnë gjithashtu të surprizojnë Milanin, por Tatarusanu është i vëmendshëm. Pjesa e parë megjithatë mbyllet me rrjeta të paprekura, dhe Milani ka një motiv më shumë për të rrezikuar në të dytën.

Kështu të besuarit e Piolit rrisin edhe më shumë presionin dhe fillojnë të rrezikojnë menjëherë. Olivier Giroud i shkon pranë golit me një goditje dënimi, por fati nuk është me të dhe topi godet tranversën. Nga ana tjetër Empoli ka një shans të artë me Nedim Bajramin që është i vetëm përballë portierit të Milanit. Goditja e tij megjithatë është e lehtë dhe ndalet nga portieri.

Milani rikthehet të rrezikojë dhe arrin të prishë ekuilibrat e takimit në minutën e 79. Një kombinim i mirë i Rafael Leao me Ante Rebic, bën këtë të fundit që të gjejë rrugën e rrjetës.

Minutat e mbetura shohin Empolin të kërkojë golin e barazimit dhe Milanin të ruaj avantazhin. Empoli arrin të barazojë me një supergol nga goditja e dënimit që shtang portierin e Milanit në mimutën e 92.

Megjithatë, Empoli nuk e ruan dot barazimin dhe në aksionin pasardhës ndëshkohet nga Ballo Toure. Në fund për të vulosur rezultatin final mendon Leao që realizon edhe golin e tretë për Milanin.

Tre pikë të rëndësishme për Milanin që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 17 pikëve. Vendi i tretë provizorisht për kuqezinjtë që megjithatë janë në pritje të ndeshjeve të tjera për t’u zhvilluar. /oversport.tv

You may also like