Çmenduri arabe! Milinkoviç-Saviç mund Ronaldon në turneun miqësor, trofeun e dorëzon… The Undertaker (VIDEO)

by admin
Spread the love

Arabia Saudite është munduar që të popullarizojë sa më shumë futbollin e saj me afrimin e yjeve që i paguan shumë shtrenjtë. Por njëkohësisht, po mundohet që të bëjë gjithçka më spektakolare duke afruar edhe personazhe nga sporte të tjera për të promovuar futbollin.

Promovimi më i çuditshëm ka qenë sot, kur në fillimin e ndeshjes miqësore mes Al Nasr dhe Al Hilal në Rijad, në fushë është shfaqur personazhi i njohur i wrestling, “The Undertaker”. Ky i fundit hyri në fushë mes brohoritjeve të tifozëve për të prezantuar trofeun e “Riyadh Season Cup” që do t’i shkonte në fund fituesit të turneut miqësor.

Në fund ishte Al Hilal që doli fitues pasi triumfoi 2-0, me gola të Milnkoviç-Saviç dhe Al Dausari në pjesën e parë të takimit. Por padyshim që vëmendja e të gjithëve ishte pikërisht te ceremonia me “The Undertaker:” si protagonist.

PANORAMASPORT..AL

You may also like