‘Çmendët’ klubi i Premierligës, gati 50 milionë euro për vit për Dembelen

by admin
Spread the love

Francezit i skadon kontrata në verë, ndërsa është i lidhur me largimin qysh në janar, në rast që nuk rinovon.

Gara për shërbimet e Dembele tashmë ka nisur dhe “Foot Mercato”, raporton se një klub nga Premierligë, emri i së cilës nuk është bërë i ditur ka kontaktuar francezin duke i ofruar 20 milionë euro për vit, plus 30 milionë euro tjera në rast që arrihen objektivat.

Prioritet për Dembelen mbetet qëndrimi në “Camp Nou”, por lojtari ia ka bërë të qartë skuadrës se do largohet nëse nuk i përmirësohet kontrata e ofruar.

Barcelona shkaku i gjendjes financiare i ka ofruar rinovim për katër vite, por me zbritje page, gjë që shihet e papranueshme për futbollistin francez.

E ardhmja e Dembeles do vuloset brenda muajve të radhës, derisa trajneri Xavi që disa herë ka thënë se shpreson që sulmuesi të rinovojë.

You may also like