Çka e shkaktoi zjarrin në spitalin e Tetovës, vjen raporti gjerman pas 4 muajve pritje

by admin
Spread the love

Në Maqedoninë e Veriut ka mbërritur raporti i ekspertëve gjerman lidhur me shpërthimin e zjarrit në spitalin modular të Tetovës ku hunbën jetën 14 veta, kryesisht pacientë.

Ky raport në formë mendimi siç mësohet ka mbërritur pas katër muajve dhe ai pritet të zbardhë pistën e saktë të mundshme se si shpërtheu zjarri dhe cilët kanë qenë faktorët, përcjell INA.

Raporti do i shërbej Prokurorisë Publike dhe ekspertizës vendore.

Ekspertiza gjermane është kërkuar përmes asistencës juridike ndërkombëtare, që do të thotë se mund të përdoret në një procedurë të mundshme gjyqësore.

Deri më tani janë kryer tri ekspertiza. E para është bërë nga Ministria e Brendshme, e cila ka konstatuar se një ndërprerje e energjisë elektrike gjatë reanimimit të një pacienti ka mbinxehur një kordon zgjatues, gjë që ka sjellë zjarrin. E dyta është e Fakultetit të Teknologjisë, për të cilën nuk ka detaje për gjetjet dhe e treta është bërë nga një inxhinier elektrik për instalimet në spital.

You may also like