Çka duhet konsumuar kur ndjeni dhimbje të muskujve nga ushtrimet? – Shqip

by admin
Spread the love

Xhenxhefili është një nga ushqimet më të shëndetshme në planet.

Ky ushqim është një ndër më të mirë për të ulur dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve, njofton Klan Kosova.

Xhenxhefili është provuar se është efektiv kundër dhimbjes së muskujve të shkaktuar nga stërvitja.

Në një studim, konsumimi i 2 gram xhenxhefili në ditë, për 11 ditë, reduktoi ndjeshëm dhimbjen e muskujve tek njerëzit që kryejnë ushtrime me bërryl .

Xhenxhefili nuk ka një ndikim të menjëhershëm, por mund të jetë efektiv në zvogëlimin e dhimbjeve të përditshme të muskujve.

Këto efekte besohet se xhenxhefili i ka për shkak të përbërësve anti-inflamatore që ka.

Lexo lajme interesante

You may also like