City poker ndaj Norwich, Lampard gjen fitoren e parë në Premier me Everton

by admin
Spread the love

Manchester City vazhdon arratinë në krye të klasifikimit pasi ka mposhtur në javën e 25-të të Premier League modestët e Norwich. Djemtë e Guardiolës fituan me poker ndërsa Sterling realizoi një tripletë në ndeshjen që përfundoi 4-0.

Ishte Sterling ai që hapi siparin e golave në këtë ndeshje në minutën 31, ndërsa Foden dyfishoi gjithçka në fillimin e pjesës së dytë. Ishte sërish Sterling ai që e çoi topin në rrjetë duke shënuar golin e tretë të takimit dhe të dytin personal.

Po nga Sterling u plotësua dhe pokeri. Fillimisht anglezi shpërdoroi një 11-metërsh, por topi u rikthye me fat pranë tij duke e çuar në rrjetë. Kështu, Manchester City i vendit të parë ngjitet në kuotën e 63 pikëve në klasifikimin e përgjithshëm.

Në ndeshje të tjera Everton arriti fitoren e parë në Premier League nën drejtimin e Frank Lampard. Ata mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Leeds. Golat që i dhanë tre pikët e para Lampard u shënuan nga Coleman, Keane dhe Gordon.

Fitore ka arritur edhe Brighton në transfertë ndaj Watford. Maupay dhe Webster mjaftuan për të Brighton që të dalë me tre pikët nga ky takim. Ndërkohë që Brentford dhe Crystal Palace u ndalën vetëm në një barazim pa gola. /oversport.tv

PREMIER LEAGUE – JAVA 25
Norwich-Manchester City 0-4
Shënues:
Sterling 31’, 70’, 90’ Foden 48’

Brentford-Crystal Palace 0-0

Everton-Leeds 3-0
Shënues:
Coleman 10’, Keane 23’, Gordon 78’

Watford-Brighton 0-2
Shënues:
Maupay 44’, Webster 82’

You may also like