City fiton edhe pa golat e Haaland, Jesus dhe Xhaka nderojnë Arsenalin

by admin
Spread the love

Kampionët në fuqi të Premier League vijojnë të kenë ecuri pozitive, ndërsa edhe në javën e dytë kanë siguruar një fitore bindëse.

Ashtu si City edhe Arsenal ka regjistruar dy javë pozitive, teksa këtë të shtunë ka fituar me rezultatin 4-2 ndaj Leicester City, me protagonistë të padiskutuar Jesus dhe Xhakën. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0, me golin e parë që Jesus e realizoi në minutën e 23 pas një asisti nga Granit Xhaka, ndërsa në minutën e 35 ishte po Gabriel që do të shënonte.  Teksa në fraksionin e dytë diferenca u ngushtua pas një autogoli të Saliba në minutën e 53’. 2 minuta më pas Xhaka do të bëhej sërish protagonist, ndërsa shënoi pasi u asistua nga Jesus. Maddison do të shënonte golin e dytë për Leicester në minutën e 74’. Në fund vulën e kësaj sfide e vendosi Martinelli në minutën e 76’, duke shënuar golin e katërt për Arsenal.

Southampton-Leeds u ndanë me barazimin 2-2, me golat që për miqtë i realizoi Rodrigo në minutën e 46’ dhe të 60’. Teksa për vendasit shënuan Aribo në minutën e 72’ dhe Walker-Peters në minutën e 81’.

Ndërsa ndeshjet Brighton-Newcastle dhe Wolves-Fulham janë ndarë me barazime pa gola në javën e dytë të Premier League./ Super Sport


Top Channel

//Google Analytics window.dataLayer = window.dataLayer || [];

function gtag() { dataLayer.push(arguments); } gtag('js', new Date());

gtag('config', 'UA-7855069-1');

//Facebook window.fbAsyncInit = function() { FB.init({ appId: '1715618661991455', xfbml: true, version: 'v2.10' }); FB.AppEvents.logPageView(); };

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) { return; } js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = "https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js"; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, 'script', 'facebook-jssdk'));

You may also like