City dhe Atletico në përballjen e parë çerekfinale, formacionet startuese

by admin
Spread the love

Manchester City është nikoqir i Atletico Madridit në Etihad Stadium për sfidën e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra angleze eliminoi me lehtësi Sportingun në të tetën e finales, derisa ekipi spanjoll u tregua më i fortë se Manchester Unitedi.

Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet strategëve Pep Guardiola dhe Diego Simeone, të cilët i kanë zgjedhur formacionet startuese.

Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson; Cancelo, Laporte, Stones, Ake; Gundogan, Rodri, De Bruyne; Mahrez, Sterling, Bernardo Silva.

Formacioni startues i Atletico Madridit: Oblak; Vrsaljko, Savic, Felipe, Reinildo, Renan Lodi; Koke, Kondogbia, Marcos Llorente; Griezmann, Joao Felix.

You may also like