Çitaku e quan “Diplomaci për Fillestarët” – postimin e Kurtit në Twitter – Shqip

by admin
Spread the love

Ish-ambasadorja e Kosovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës(ShBA), Vlora Çitaku, ka reaguar pas postimit të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në rrjetin e tij, social Twitter, ku ka deklaruar “u ktheva në Elysee, hera e tretë në dy vite”.

Sipas Çitakut, kjo deklarata e kryeministri është bërë me mburrje, por ajo e ka quajtur “Diplomaci për Fillestarët”.

“Kryeministër, dy nga këto tri herë kanë qenë pritje për të gjithë udhëheqësit e shteteve, përfshirë dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq-in si pjesë e konferencave ndërkombëtare”, ka shkruar nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës Vlora Çitaku.

“Si Ambasadore p.sh, kjo i bie sikur me i numru e me u mburrë me kartolinat e ftesat për festat e fundvitit në Shtëpinë e Bardhë, që ju shkojnë me automatizëm të gjitha misioneve diplomatike”, ka shtuar ajo.

“Është për keqardhje”, ka theksuar Çitaku.

You may also like