Çiljeta tregon mes lotësh historinë me ish-bashkëshortin

by admin
Spread the love

Pak ditë më parë një mami beqare u bë pjesë e “Përputhen”. Ajo quhet Çiljeta dhe në puntatën e sotme tregoi më shumë rreth historisë së saj.

Çiljeta tha se është divorcuar nga ish-bashkëshorti për shkak të një personi të tretë. Konkurrentja shtoi se pas njohjes me gruan tjetër, ai nuk e shihte më as vajzën e tij.

“Ishim një familje shumë e lumtur. Ish-bashkëshorti im nuk ka qenë shqiptar, ka qenë italian. Dhe duke ardhur nga Italia në Shqipëri, duke njohur mentalitetin e Shqipërisë bënte shumë për të tjerët dhe normalisht as ekonomia nuk na ka munguar. Kjo pjesë e shkaktoi ndarjen, jeta e natës. Dikush tjetër u fut në mes. Arritëm deri në atë pikë sa as gocën nuk e shikonte dhe këtë gjë unë nuk e fal dot. Kemi arritur deri sa jemi zënë. Më vjen keq dhe pse ndonjëherë nuk dua ta hedh poshtë. Nuk e zë askush vendin e vet. Por fëmija është gjëja më e rëndësishme në jetë, nuk mund të hidhet asnjëherë në botë. E dashura mund të iki, por fëmija nuk mund të iki asnjëherë”, u shpreh ajo.

Mes lotësh Çiljeta tha në studio se është bërë nënë dhe baba për vajzën e saj.


You may also like