Cili e merr në dorë ‘timonin’ e “Përputhen”, Isli Islami apo Bora Zemani? E zbulon moderatori

by admin
Spread the love

Programi i dashurisë për të rinjtë, “Përputhen” tashmë duket se ka mbetur pa moderatore, pasi Ori Nebiaj vendosi të pranojë mandatin e deputetes dhe është nga sot pjesë e Parlamentit Shqiptar. Diskutimet kanë qenë të shumta se cili ose cila do të prezantojë në vijim programin e pasdites në Top Channel.

Mirëpo duket se Bora Zemani, ish-moderatorja e këtij emisioni është drejt një rikthimi në “Përputhen”. Borën e nxorri ‘zbuluar’ gazetari Isli Islami, i cili ishte i ftuar një natë më parë në emisionin “Goca dhe Gra” dhe dha disa informacione të vyera rreth ‘fatit’ të këtij programi.

Ai është përfolur për moderimin e emisionit “Përputhen”, por prezantuesi hoqi të gjitha dyshimet duke bërë me dije se Bora Zemani do të jetë moderatorja. “Te Përputhen do shkojë më i shpejti, unë i kam gjunjët copë këto ditë. Dhe me sa di unë Bora Zemani ka dhënë një përgjigje”- tha Isli Islami, teksa kjo deklaratë e tij mori edhe një konfirmim të panelit të prezantueseve, të cilat thanë menjëherë: “E kuptuam, Bora Zemani do u ktheka në “Përputhen.”

Prej disa javësh, në media qarkullon emri i Bora Zemanit, e cila aktualisht po drejton programin e kërcimit “Dancing With The Stars” në Top Channel. Madje vetë autorja e “Përputhen”, Olsa Muhameti, pak ditë më parë e cila tregoi se i ka bërë një ftesë Borës për t’u rikthyer në shtëpi dhe për të drejtuar sërish programin e dashurisë.

“I kemi bërë një ftesë zyrtare Bora Zemanit për të qenë prezantuese në Për’puthen. Të them të drejtën, jam shumë e lumtur dhe e emocionuar për këtë gjë. Bora Zemani aktualisht është një prezantueset më të mira të televizioneve shqiptare.

Do të ishte një bast i ftuar nëse do të vijë në Për’puthen. Bora e njeh shumë mirë programin, nga ana tjetër do të ishte rikthim i saj në shtëpi. Largimi i Borës ka qenë se morri një program të madh si ‘Dancing With The Stars’. Bora e do Për’puthen, por është çështje e menaxhimit të kohës”- u shpreh pak ditë më parë në emisionin “Top Arena” në Top Channel, Olsa Muhameti.

You may also like