Cilët janë antibiotikët natyralë më efektivë, a funksionojnë vërtetë?

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Antibiotikët përdoren për të vrarë ose penguar rritjen e baktereve. Edhe pse mund t’i mendoni antibiotikët si ilaç, ato në fakt kanë ekzistuar për shekuj me rradhë në formë natyrale.

Disa ekstrakte bimore, vajra esencialë dhe madje edhe ushqime kanë veti antibiotike të cilat mund të ndihmojnë në trajtimin e shumë infeksioneve.

Një shembull që mund të përmendim është ekstrakti i boronicës së kuqe, që përmban veti antibakteriale dhe antioksidantë, perfekte për tratimin e infeksioneve të traktit urinar.

Bimët mund të kenë gjithashtu veti antibakteriale dhe veti antifungale. Ato mund të jenë po aq efektive sa një antibiotik kimik në trajtimin e rritjes së tepërttë  bakterieve në zorrë.

AgroWeb.org ju fton të lexoni më tej për të mësuar rreth katër antibiotikëve natyral që mund t’i përdorni për të trajtuar probleme të ndryshme.

Mjalti

Mjalti është një nga antibiotikët më të vjetër në botë. Egjiptianët përdorën mjaltin si një antibiotik natyral dhe mbrojtës të lëkurës.

Ai përmban peroksid hidrogjeni, i cili mund të jetë përgjegjës për disa nga vetitë e tij antibakteriale.

Për më tepër, mjalti ka një nivel të ulët pH. Kjo funksionon për të larguar bakteret, duke bërë që të dehidratohen dhe të vdesin.

Për të përdorur mjaltin si antibiotik, aplikojeni direkt në plagë ose në zonën e infektuar.

Mjalti mund të ndihmojë në zhdukjen e baktereve dhe të ndihmojë në procesin e shërimit.

Nëse është e mundur, zgjidhni mjaltin e papërpunuar pasi ai ofron përfitimet më të mëdha shëndetësore.

Ju gjithashtu mund ta konsumoni për të ndihmuar në trajtimin e infeksioneve të brendshme.

Mjalti është përgjithësisht i sigurt për t’u përdorur në lëkurë ose në trup, por ju nuk duhet t’i jepni kurrë mjaltë një foshnjeje nën 1 vjeç.

Hudhra

Hudhra dihet se ka veti antimikrobike, efektive kundër baktereve.

Ju mund të blini koncentrat ose ekstrakt hudhre, por edhe ta konsumoni të gjallë me pak vaj ulliri.

Megjithatë duhet të keni kujdes kur e konsumoni të gjallë, pasi në doza të mëdha mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme.

Dy thelpinj hudhër në ditë konsiderohet një dozë e pranueshme.

Nëse jeni duke marrë ilaçe për hollimin e gjakut, konsultohuni me mjekun përpara se të përdorni hudhrën si antibiotik. Dozat e mëdha të saj mund të përforcojnë efektet anësore të ilaçeve të tilla.

Vaji esencial i trumzës

Ky vaj është veçanërisht i dobishëm kundër baktereve rezistente ndaj antibiotikëve.

Në një studim të vitit 2011, ku AgroWeb.org u mbështet, studiuesit testuan efektivitetin e vajit esencial të livandës dhe trumzës.

Të dy vajrat u testuan në një grup me mbi 120 lloje bakteresh. Studiuesit zbuluan se vaji esencial i trumzës është më efektiv në vrasjen e baktereve sesa vaji esencial i livandës.

Vaji esencial i trumzës është vetëm për përdorim të jashtëm. Ju nuk duhet ta merrni atë nga goja.

Para se ta aplikoni në zonën e prekur, sigurohuni që të holloni vajin esencial me pjesë të barabarta të ullirit.

Aplikimi i vajit esencial të paholluar në lëkurë mund të shkaktojë inflamacion dhe acarim.

Njerëzit me presion të lartë të gjakut ose probleme hipertiroide nuk duhet të përdorin vaj esencial trumze.

Vaji esencial i rigonit

Ky vaj ka veti terapeutike, ndihmon në shërimin e ulçerave të stomakut dhe redukton inflamacionin.

Ai gjithashtu mund të trajtojë infeksionet kërpudhore në lëkurë. Mjafton të shtoni një pikë vaji në një lugë çaji vaj ulliri ose kokosi dhe ta aplikoni përzierjen në zonën e prekur.

Gjithashtu mund ta shpërndani në ajër për të ndihmuar në pastrimin e infeksioneve të sinusit.

Ju nuk duhet ta konsumoni këtë vaj ose ta përdorni të paholluar në lëkurë./AgroWeb


Top Channel

You may also like