Cilësoi vetëm Taylor Swift si shoqen e saj të vetme, interneti i revoltuar, Selena Gomez harron shoqen e cila i ka dhuruar veshkën

by admin
Spread the love

Selena Gomez harron të përmendë në dokumetarin e saj të ri “My Mind & Me”, shoqen e saj të ngushtë, Francia Raisa e cila i ka dhuruar veshkën.

“Më vjen keq që nuk përmenda çdo person që njoh” u shpreh Selena pas shpërthimit të internetit se Selena qujti Taylor Swift si shoqen e saj të vetme të famshme.

Selena në dokumentarin e saj të ri My Mind & Me përmendi problemet e saj shëndetësore por nuk përmendi Francian.  Në një intervistë me Rolling Stone javën e kaluar, Selena tha se Taylor Swift është shoqja e saj e vetme e famshme në industri.

Gomez foli gjithashtu për marrjen e një veshke, por citimet e saj nuk përmendnin se Raisa ishte donatori i saj.

Francia një ditë pas premierës së dokumentarit të saj dhe u mërzit nga komenti i yllit për Taylor, duke e përshkruar atë si ‘interesante’ në mediat sociale. Gjithashtu ajo tashmë nuk e ndjek më Selenën në Instagram, ndërkohë Gomez e ndjek ende.

Të dielën, Selena bëri një koment në  TikTok duke shkruar: “Më falni që nuk përmenda çdo person që njoh”.

Aktorja Francia Raisa, i dhuroi veshkën Selenës në vitin 2017 në mes të luftës së saj me lupusin. Selena dhe Francia kishin qenë të afërta për më shumë se 10 vjet dhe madje i referoheshin njëra-tjetrës si ‘motra’ në të kaluarën.


Top Channel

You may also like