Cila është shenja që gjithë magjepsen pas saj

by admin
Spread the love

Shenjat kardinale përfaqësojnë pikat kyçe të ndryshimit në zodiak, ashtu si dhe në natyrë; DASHI vjen në pranverë, GAFORRJA me verën, PESHORJA me vjeshtën dhe BRICJAPI me dimrin.

Ajo ka një karakter shumë të veçantë dhe tiparet e sa janë të gjitha për t’u zbuluar, sepse, siç është tipike e shenjës së ajrit, ata që kanë lindur mes 21 shtatorit dhe 21 tetorit kanë aspekte të karakterit që joshin gjithë zodiakun. Jo vetëm kaq. Nëse ashendentja juaj është peshorja, anët e papritura të karakterit tuaja që ndonjëherë nuk arrini t’i shpjegoni mund të varen nga kërkimi i vazhdueshëm për ekuilibër, tipike për këtë shenjë.

Karakteristikat e Peshores

Peshorja është një shenjë ajri e udhëhequr nga Venusi, me Saturnin në kulm, Marsin në mërgim dhe Diellin në zbritje. E gjithë kjo do të thotë se shenjë dalluese e kësaj shenje janë ëmbëlsia dhe ngrohtësia, si dhe një dëshirë e fortë për ekuilibër që ia jep lartësimi i Saturnit, planeti i detyrës, në kundërpeshë me rënien e Diellit, simbol i krijimtarisë dhe lirisë.

Një tjetër karakteristikë e veçantë e shenjës së Peshores është nevoja e marrëdhënieve shoqërore që mbushin ditët e kësaj shenje, por edhe dëshira për t’u çlodhur sa më shumë në një vend të panjohur, duke pasur parasysh dembelizmin tipik të kësaj shenje dhe nevojën për një ambient të sigurt për të pushuar.

You may also like