Cila është pasuria e Arben Taravarit, u.d. së kryetarit të ASH-së (TABELA)

by admin
Spread the love

Personi i parë i Komunës së Gostivarit dhe tani në detyrën e ushtruesit të detyrës së kryetarit të ASH-së, Arben Taravari në Komisionin Antikorrupsion ka publikuar edhe listën anketuese të pasurisë që posedon.

Ai në pyetësorin për gjendjen e pasurisë së zyrtar ka publikuar në mënyrë transparente të gjitha ato që i posedon: prona, shtëpi, vetura, para, kredi, stoli ari dhe gjësende tjera që janë trashëgimi familjare, ato të bashkëshortes, por edhe pasuritë tjera.

Ai ka të paraqitur dy shtëpi në Gostivar, prona të prindërve, një shtëpi në Shkup, të blerë përmes kontratës së shitblerjes, një apartament në Shkup po ashtu përmes kontratës së shitblerjes.

Taravari po ashtu posedon tokë në Fostivar, por edhe tre dyqane në Gostivar.

Ai ka të shënuar edhe dy vetura: Volvo xc60 2016, si dhe Citroen C4 që është në pronësi të bashkëshortes. Kreu i Gostivarit ka edhe kredi që duhet ta shlyejë deri në vitin 2043 me një vlerë prej mbi 6 milionë denarë. Depoziti bankar që ka është vetëm 21 mijë denarë. Një vlerë të pasurisë kanë edhe veprat artistike dhe stolitë e arit. Më poshtë edhe tabela e plotë:

You may also like