Cikalleshi merr përgjegjësitë: Që të ndryshojnë gjërat mund të heq dorë nga Kombëtarja

by admin
Spread the love

Zhgënjimi ndaj Islandës ka lënë një shije shumë të hidhur edhe te futbollistët e kombëtares shqiptare. Kapiteni i ndeshjes së sotme, Sokol Cikalleshi foli pas sfidës ku nuk e përjashtoi edhe mundësinë që të heqë dorë nga Kombëtarja vetëm që kjo e fundit të rikthehet të shkëlqejë.

“Nuk ka mundësi, jemi të shokuar! Nuk e di. Të pësojmë gol në minutën e fundit, përballë një ekipi me 10 veta tregon se është një moment jo. I kërkojmë ndjesë gjithë shqiptarëve, përgjegjësia është e jona.

Jemi në një moment që gjërat duhet të ndryshojnë, se kush dhe çfarë duhet të ndryshojnë janë njerëzit përkatës. Golat në minutat e fundit janë një sëmundje e vjetër.

Unë sot kisha shiritin e kapitenit për herë të parë në krah, unë mbaj përgjegjësinë. Jam shumë dakord, që për të ndryshuar gjërat të mos jem pjesë e Kombëtares. Dua që të gjithë të ndihen të lumtur kur të shikojnë kombëtaren jo në këtë pikë.

Ne kemi punuar për t’i bërë gjërat siç duhet, rezultatet tregojnë shumë, lenë për të dëshiruar. Unë i marr përgjegjësitë e mia, Kombëtarja duhet të ndryshojë, nuk mund të vazhdojmë gjithmonë kështu”, tha Sokol Cikalleshi. /oversport.tv

You may also like