Çifti paguan $400,000 për shtëpinë e sapo-ndërtuar ‘të ëndërrave’, po gjejnë mure të mykura e vrima në çati (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një familje në Britani kanë mbetur të tërbuar e të zhgënjyer kur shtëpia e tyre e sapo-blerë dhe e sapo-ndërtuar prej 345,000 paundë, rezultoi se ishte një makth i pamenduar.

Familja Cook nga Grimsby në veri të Britanisë thotë se prona e tyre po kthehet në një makth prej mureve me myk nga lagështira dhe vrimave në çati.

Që kur u vendosën aty në dhjetor, familja Cook thonë se nuk pushojnë së gjeturi probleme të reja dhe se askush “nuk vjen për t’i ndihmuar”.

Zoti Cook tha për rrjetin vendas Grimsby Live: “Që prej fillimit ishte e tmerrshme. Na e shitën shtëpinë për £345,000, kur ende nuk kishte mbaruar puna.

“Gjetëm myk në korridor, dritaret nuk ishin të mbyllura si duhet, çatia dukej e papërfunduar dhe një cilësi e ulët punimesh shihej në të gjithë shtëpinë”.

“Ne jetojmë këtu prej dy muajsh dhe duket se askush nuk dëshiron të bëjë gjë për të trajtuar problemin”.

Familja thotë se nuk kanë ku vendosin në prizë lavatricen deri në mbarimin e punimeve.

Babai i zemëruar shtonte: “Është vërtet trazuese. Shtëpinë nuk e kemi blerë lirë, nuk është as e vjetër, dhe ata nuk po bëjnë asgjë.

“Përveç kësaj na janë dashur tetë janë për t’u takuar me kompaninë e ndërtimit, shpresojmë që tani të zgjidhim diçka”.

“Unë kam fëmijë, kam dhe një qen, por ata nuk mund të luajnë në kopsht pasi nuk ka bar apo bimësi”.

Kompania ndërtuese raportohet e ka kërkuar ndjesë për problemet dhe është zotuar t’i riparojë ato.

Zoti Cook thotë se përvec problemeve, po përpiqet të planifikojë martesën me partneren e tij, por tani e gjithë koha e tyre po merret nga problemet e shtëpisë.

“Jam i zemëruar sepse të gjithë të afërmit që vijnë për të vizituar shikojnë korridorin e mykur dhe shtëpinë e pambaruar”.

“Ne tani vetëm qeshin, por në fakt kjo situatë është qesharake”.

Një zëdhënës i ndërtuesve të shtëpisë Persimmon tha për mediat: “Ne po bashkëpunojmë me klientin tonë për të zgjidhur çështjet e hapura dhe një kompromis do të arrihet së shpejti”.

“Ne duam që të gjithë klientët tanë të marrin shërbimin e premtuar në çdo fazë të procesit të blerjes, para dhe pas vendosjes në shtëpinë e re”.