Çiftet që u krijuan (ndër vite) gjatë “Dancing with the Stars”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

“Kërcimi është gjuha e fshehur e shpirtit”, thotë një shprehje. Jo paqëllim ky zhaner i artit emocion dhe ngre peshë zemrat e publikut.

Megjithatë kemi parë shpesh që ata që kërcejnë shpeshherë të dashurohen me njëri-tjetrin. Dhe kjo ka ndodhur edhe mes balerinëve profesionistë, por edhe mes balerinëve dhe konkurrentëve të “Dancing with the Stars”.

Në këtë program janë krijuar shpesh çifte, madje dashuria e tyre ka zgjatur në kohë. Ndaj dhe Kryefjala po ju kthen pas në kohë duke ju rikujtuar disa nga çiftet e këtij spektakli…

Elhaida Dani- Ledian Agalliaj- Le ta fillojmë me të parët ata që na frymëzuan për t’a bërë këtë shkrim, Lediani dhe Elhaida. Jo më larg se mbrëmë ata e bën publike lidhjen e tyre me një puthje skenike. “Është ende herët dhe nuk duam të tregojmë shumë detaje për publikun”, ka thënë Elhaida. Ndërsa balerini i njohur ka thënë se do t’a ndjekë partneren e tij në çdo vend të botës ku ajo do të shkojë.

Oni Pustina-Linda Poda– Historia e tyre e dashurisë lindi në “Dancing with the Stars “dhe më pas prej saj ka lindur një vajzë. Oni Pustina është fituesi i parë i këtij spektakli.Oni Pustina dhe Linda Poda kanë arritur ta mbajnë jetën private larg syve të medias.

Soni Malaj – Mirko Luccarelli- “Dancing with the stars”, dikush do ta kujtojë për çmimin e madh, dikush për protagonizmin, ndonjë tjetër si eksperiencë të veçantë, Soni Malaj do ta kujtojë si spektaklin që i dhuroi dashurinë dhe babanë e vajzës së saj, Anna. Ai ishte Mirko Luccarelli, balerini i njohur në Itali që u bë “mësuesi” i Sonit gjatë spektaklit “Dancing with the stars”. Edhe pse nuk janë më bashkë, Soni dhe Mirko duket se ruajnë një raport shumë të mirë me njëri-tjetrin për hir të vajzës së tyre.

Vesa Luma- Big Basta- Më 12 shtator 2015 kurorëzuan dashurinë në martesë çifti i këngëtarëve, Big Basta dhe Vesa Luma. Vesa dhe Big Basta u dashuruan gjatë spektaklit “Dancing With The Stars” ku të të dy kanë qenë konkurrent. Pra ja ku kemi një tjetër çift të dashuruar në sallat e kërcimit, që sot janë prindër të një djali bukurosh.

Rovena Dilo-Eltion Merja- Rovena Dilo dhe Eltion Merja janë u njohën në ‘Dancing with the stars’. Kimia mes tyre dhe profesionalizmi ranë në sy gjatë dy edicioneve të spektaklit të vallëzimit. Por pas 6 vjet lidhje ata nuk janë më bashkë.

You may also like