Çift i pavërtetë dhe pa ndjenja, përcjellin energji të keqe dhe kaotike

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Big Brother VIP Albania është kthyer tashmë në fenomen, duke u komentuar nga një pjesë shumë e madhe e opinionit publik, të cilët janë të interesuar rreth ngjarjeve që ndodhin në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. E një nga dyshet më të komentuara është pa diskutim edhe Luiz Ejlli dhe Kiara Tito.

Edhe pse gjatë këtyre ditëve ata kanë pasur ulje-ngritje në marrëdhënien e tyre, dyshja janë parë shumë të afërt me njëri-tjetrin dhe kjo gjë i pëlqen shumë fansave të çiftit. Por, për disa banorë kjo marrëdhënie është e pavërtetë.

Teksa po kujdesesh për ‘bebi Arbanën’, Bjordi dhe Dea kanë komentuar raportin e Luizit me Kiarën, teksa blogerja është shprehur se mes tyre nuk ka ndjenjë. I të njëjtit mendim ka qenë ede Bjordi, i cili e ka mbështetur Dean në opinionin e saj.

Dea: Nuk është se po na e përcjellin ndjenjën ose vërtetësinë ose diçka.

Bjordi: Fare, zero. Nuk është faji jonë. Të paktën Amosi, edhe pse nuk ka patur asgjë, përcjell të paktën atë shpresën.

Dea: S’kam lidhje fare. Thjesht më duket si një kënd me energji kaotike dhe të keqe. S’më përcjell gjë. Unë jam e para që prekem dhe emocionohem nga historitë e bukura, nga çiftet. Më knaqin, por s’e ndjej fare emocionin.

You may also like