ç’i kërkoi Kurti dyshes Escobar Lajçak? – Shqip

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edhe kryeministri Kurti ka patur kërkesat e tij ndaj dyshes Escobar-Lajçak, gjatë një bisede mes tyre në Prishtinë.

Kurti ka kërkuar që më parë në veri të rivendoset rendi, para se prej aty të largohet Policia e Kosovës, siç kërkojnë diplomatët në fjalë, e më pas t’u hapet rruga zgjedhjeve të reja lokale.

“Vetëm sundimi i ligjit mund t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme, të lira, demokratike e të ndershme. E tillë duhet të jetë edhe fushata parazgjedhore. Kandidatët dhe votuesit në zgjedhjet e reja duhet të garojnë e marrin pjesë pa frikë e kërcënime.

Rendi dhe ligjshmëria sigurisht që do të zvogëlonin proporcionalisht edhe numrin e policëve në ndërtesat komunale në tri komunat veriore”, ka qenë kushti i Kurtit, sipas një komunikate zyrtare nga zyra e tij. /tesheshi.com/

You may also like