Chris Rock thyen heshtjen pas shuplakës së Will Smith

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Chris Rock ka folur për herë të parë pas skandalit me Will Smith, kur ky i fundit e goditi me shuplakë, ndërkohë që shkurtimisht ka thënë  se akoma është duke e procesuar skenën e pahijshme që ka ndodhur në Oscars 2022.

Gjatë shfaqjes së tij në Boston, në teatrin e Wilbur-it, Rock ka pyetur publikun se si ishte fundjava e tyre, teksa ka thënë se nuk do të flasë rreth ngjarjes së Oscars.

“Nuk e kam idenë se çka ka ndodhur atë natë kështu që nëse keni ardhur ta dëgjoni këtë, unë kam një emision të tërë që kam shkruar para kësaj fundjave”, ka thënë Rock.

Disa fansa thanë se kishin parashikuar më shumë për incidentin në Oscars.

“Ai e ceku ngjarjen, por në një mënyrë shumë të lehtë. Prisja që ai të mbronte pak komedinë e tij”, tha një fans.

Goditja me shuplakë e Will Smith ndaj Chris Rock e la audiencën plotësisht të shokuar. Por, kjo nuk është hera e parë që ylli i “King Richard” dhe aktori i humorit kanë një mosmarrëveshje. Por gjithsesi edhe pse nuk ishte i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, ka qenë djali i Will Smith i cili ka reaguar në lidhje me ngjarjen. Jaden Smith mesa duket ka treguar mbështetje për babain e tij në rrjetin e tij social Twitter./revistawho.com

You may also like